Shpronesohen Sarajet e toptanasve, nuk do ta besoni se sa kane kushtuar

173
0

Vetëm me pak ditë pasi “sarajet e topaneve” në Tiranë u përfshinë nga flakët, qeveria ka përshpejtuar proceduren e  shpronësimit të godinës.

Këshilli i Ministrave vendosi të shpronësojë përmes dy vendimeve 16 pronarët si dhe në dy sipërfaqe që rezultojnë tokë shtet.

Vendimi u publikua sot në Fletoren Zyrtare.

Për sipërfaqen prej 3512 metër katrorë dhe për objektin me sipërfaqe 1 622 metër katrore sipërfaqe banimi vlera që do të paguhet nga shteti është 505 milionë lekë. Kjo do të jetë shuma që do tu jepet dy pronarëve që u takon kjo sipërfaqe.

Ndërsa në një vendim të dytë ku janë 14 pronarë me një sipërfaqe prej 1622 sipërfaqe truall shteti do të paguajë 178 milionë lekë.

Në këtë mënyrë vlera e sarajeve në qendër të Tiranës arrin në 684 milionë lekë (afersisht 6.3 mln euro)

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare thuhet se ndërtesa dhe sipërfaqa do të shërbejnë për të krijuar muzeun etnografik të Tiranës.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë.