Pasi talebanët morën nën kontroll vendin, shumë afganë kanë vendosur të largohen ndërsa të tjerë t’ju përshtaten rregullave strikte të tyre. Mes tyre një burrë fshiu imazhet e modeleve femra në një sallon bukurie në Kabul.
Por një ndër imazhet ka qenë ai i këngëtares dhe modeles shqiptare, Beatrix Ramosaj. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në Instagram.
Ramosaj kishte realizuar një set fotografik në Stamboll për një kompani turke.