“Merrni rrobat e dilni jashtë se do të fusim afganët!”, studentët e Qytetit Studenti me valixhe ‘në mes të 4 rrugëve’

558
0

Burime jozyrtare për mediat bëjnë me dije se në total Shqipëria do të strehojë 2000 afganë që po braktisin vendin e tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Një pjesë e madhe e afganëve do të qëndrojnë përkohësisht në godinat e qytetit studenti, ose në konviktet e tjera në kryeqytet. 

Mirëpo për shkak të situatës së përshkallëzuar në Afganistan, edhe tek ne, si vend strehim situata është vështirësuar dhe është krijuar “kaos”. Te Qyteti Studenti godinat nr. 2 dhe nr. 4 janë përcaktuar deri tani si vendstrehimet e shtetasve afganë që pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

Studentëve rezidentë të këtyre godinave u është kërkuar që të largohen përkohësisht nga ambientet e saj, për t’u zhvendosur në godina të tjera, për të paktën tre javë. Një pjesë e studentëve kanë pranuar të largohen nga godinat nr. 2 dhe 4 në drejtim të godinave nr. 3 dhe 1, por një pjesë tjetër duke folur për emdiat kanë thënë se duan të largohen përfundimisht.

Sudentë të shqetësuar bëjnë me dije për mediat se nga administratorët e konvikteve të tyre u është bërë me dije se duhet të lirojnë dhomat për afganët që do të vijnë në Shqipëri në kuadër të marrëveshjes së bërë me qeverinë shqiptare, mirëpo ata nuk janë paralajmëruar.