Data 9 gusht shënoi ditëlindjen e missit të njohur shqiptar, Hygerta Sako e cila feston 44 vjetorin e lindjes.
Ndonëse është aktualisht mesogrua, ajo duket shume here me e re në trup dhe në pamje.
Hygerta Sako u bë e njohur për shqiptarët në fillim të viteve ’90 kur fitoi Miss Albania 1995. Një vit më vonë në Tiranë, ajo ishte pjesëmarrëse dhe në Miss Europa 1996 ku u prezantua me një veshje origjinale dhe të rrallë shqiptare që iu ofruan nga një familje me traditë të fisme shumëvjeçare nga Elbasani.
Pa shumë bujë, pa preferuar të jetë imazh i lodhshëm mediatik dhe kompanish reklamuese, Hygerta ka ditur si të mbajë ende të gjallë në mendjen e publikut, imazhin e saj si një ndër pak femrat më të bukura shqiptare të 30 viteve të fundit.