Një fenomen i pazakontë për muajin gusht shkruajnë mediat italiane. Piazza San Marco në Venecia është përm bytur.
Një valë anormale që arriti kulmin pak para orës 23:00 dhe preku pragun e 100 centimetrave. Vetëm pesë herë në të kaluarën, uji i ka tejkaluar 95 centimetrat në fund të verës.
Në Piazza San Marco turistët e shumtë të pranishëm e kanë përjetësuar fenomenin me telefonat e tyre dhe më pas i kanë postuar në rrjetet sociale. Sipas raporteve nga La Nuova Venezia , ditët anormale të baticës së lartë duhet të përfundojnë të dielën 8 Gusht.
Mose , një sistem i projektuar për të mbrojtur qytetin, vjen në punë vetëm në pragun e 130 centimetra. Ishte projektuar të aktivizohej në 110, por nuk ndodhi ku rrë.