Ky është momenti kur makina e një familje bie në humnerë pasi fillon të rrëshqasë me ngadalë.
Ngjarja e tmerrit ndodhi në autostradën Duku të Xinjiang, dhe një pasagjer nuk arriti të dilte në kohë duke pësuar lëndime të rënda.
Dëshira për të shijuar pamjen piktoreske për familjen u shndërrua në kat astrofë.
Burri që ishte në timon zbret nga automjeti i pari dhe shihet me pijen e tij në dorë para se papritmas të fillojë të rrokulliset automjeti.
Kur filloi të bërtasë, një djalë i ri hap derën në sediljen e pasme dhe del jashtë, i ndjekur me shpejtësi nga një grua e moshuar.
Por në mënyrë dramatike, një grua tjetër në sediljen e përparme nuk ishte në gjendje të kapte rripin e saj të sigurisë dhe të dilte nga automjeti në kohë, ndërsa makina bie poshtë.
Sipas Byrosë së Menaxhimit të Emergjencave të Qarkut Hejing, pasagjerja e bllokuar brenda makinës i mbijetoi rënies.
Aktualisht nuk dihet nëse ka pasur një defekt me frenat e dorës së makinës.