Vala e të nxehtit afrikan prej disa ditësh ka “mbërthyer” Shqipërinë, duke sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave.
Në disa qytete temperaturat pritet të shkojnë nga 40-41 °C, të cilat do të zgjasin deri në fundjavë. Në Tiranë temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë celcius.
Ndersa pritet që termometri të shënojë 42°C, sipas SHMU.
Mjekët këshillojnë që të shmangim lëvizjet në pikun e vapës, ekspozimin në diell, si dhe të qëndrojmë të hidratuar pothuajse gjatë gjithë kohës. Është e këshillueshme pirja e sa më shumë lëngjeve dhe ujit.