Shoqërohet nga policia djali i Azem Hajdarit! Policia ben njoftimin urgjent: Në makinë u gjeten..

1392
0

Është shoqëruar djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë. Azem Hajdari (junior), është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi e vogël hash ashi.

Së bashku me të është shoqëruar edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll.

Njoftimi i Policisë Elbasan:

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë nar kotike e dyshuar can nabis sa tiva.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.