Kuvendi i ri që do të mblidhet në shtator nuk do të ketë më deputetë qesharakë si Selami Jenesheri me flokë jeshilë, si Kostaq Papa që thoshte në Parlament se kur ishte me kaçurrela qeraste femrat me pije të mira apo si deputetja e ‘kërpëratave’. Por, shqiptarët ndoshta do t’i kërkojnë me dëshpërim këta deputetë qesharakë dhe sharlatanë, pasi në Kuvendin e ri do të ulen disa prej bosave në Shqipëri.
Njëri prej tyre është edhe Laert Duraj, një nga drejtorët e Edi Ramës i akuzuar për afera me tendera k.orruptivë. Edi Rama i besoi Laert Durajt drejtimin e Postës Shqiptare .
Laert Duraj do të ulet në Kuvend, për të bërë ligje në emër të shqiptarëve. Madje, përflitet se Edi Rama mund ta bëje edhe ministër, duke spostuar ministrat aktualë që ka në kabinet.
Laert Duraj, i njohur si ortak në biznes dhe shok i Henri Çilit, deklaron një pasuri përrallore, të cilën thotë se e ka krijuar fillimisht nga puna në emigracion bashkë me gruan e tij. Duraj sfidon edhe ‘ujqërit e vjetër’ Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin për pasuri. Deputeti i ri deklaron apartament me sipërfaqe 92 m2 në Tiranë, më vlerë 97 milionë lekë të vjetra. Paratë thotë se i ka fituar nga punësimi sezonal i tij dhe i gruas në emigracion.
Duraj deklaron një tjetër apartament 75 m2, në vlerën 37 mijë euro. Paratë thotë se i ka fituar gjithashtu nga punësimi sezonal i tij dhe i gruas në emigracion.
Laert Duraj deklaron edhe tre apartamente të tjerë, 146 m2 me vlerë 73 mijë euro, 79 m2 me vlerë 64 mijë euro dhe 60 m2 me vlerë 35 mijë euro. Paratë thotë se i ka fituar nga puna dhe shitja e kuotave në UET, ku ka qenë bashkëpronar me Henri Çilin. Kujtojmë se Duraj është pronar edhe i Kolegjit Profesional të Tiranës. Pesë shtëpi të deklaruara nuk janë asgjë, pasi Duraj deklaron se është pronar i një godine dy kate me vlerë 940 mijë euro. Ai thotë se ka blerë edhe një kompani me vlerë 850 mijë euro euro. Deputeti i ri është bërë pronar edhe i 6 mijë m2 tokë arë. Këto prona thotë se i ka blerë me kursimet nga paga.
Nuk mbaron me kaq. Laert Duraj ka blerë edhe 5940 m2 tokë në Tiranë me vlerë 534 mijë euro. Duraj është pronar me 1/5 e zotëron 1/5 e një sipërfaqeje toke 10 mijë m2. Më tej, Duraj ka blerë edhe aksione në një tjetër kompani me vlerë 60 mijë USD. Duraj deklaron edhe disa makina luksoze. Ai gjithashtu u ka dhënë hua njerëzve të ndryshëm shumat 470 milionë lekë, 110 mijë euro, 134 mijë euro etj. Dhe kjo është vetëm një pjesë e pasurisë së deputetit të ri.