Trump s’u ftua në dasmën më të përfolur të momentit Meghan-Harry: Reagimi i tij na habiti të gjithëve

597
0

Dihet tashmë që çifti Mehgan-Harry nuk kanë ndonjë simpati për presidentin Trump, përkundrazi. (…) Dhe që ai nuk do të merrte nje ftesë për dasmën më të përfolur të momentit ishte diçka që pritej, por pikërisht atëherë kur të gjithë prisnin ndonjë shpërthim të Donald Trump-it, ai habit me deklaratat e qeta, dhe pse jo me ironi.

Piers Morgan e pyeti për The Telegraph nëse do të donte të shkonte në dasmën mbretërore më të famshme.

“Unë dua që ata të jenë të lumtur, me të vërtetë dua që jë jenë të lumtur. Duken një çifti shumë i bukur”, ishte përgjigjja e çuditshme e presidentit.

Morgan gjithashtu i kujtoi Trump-it edhe deklaratat e Meghan Markle kundër tij disa vite më parë.

“Përsëri dua që të jenë të lumtur”, anashkaloi ai pyetjen, mirëpo shtoi faktin që nëna e tij e donte shumë Britaninë e Madhe.

“Ajo kishte një dashuri për familjen mbretërore, ajo e respektonte me të vërtetë Mbretëreshën, e donte madhështinë dhe ceremoninë. Në fakt, ajo e donte Britaninë e Madhe”, shtoi Donald Trump gjithë ironi.