Aktori i njohur Jackie Chan është një prej personazheve më të ndjekur në botë. Edhe në vendin tone ai ndiqet shumë për shkak të filmave aksion-komedi që ka luajtur.
Më herët aktori zbuloi se e ka qejf politikën dhe se i intereson që t’i bashkohet Partisë Komuniste të Kinës.
“Unë kam zili që ju jeni atëtarë të Partisë Komuniste dhe mendoj se Partia Komuniste është thjesht e shkëlqyeshme. Ajo që Partia Komuniste thotë, ajo që Partia Komuniste premton. Do të bëhet realitet gjithmonë. Unë dua të jem një anëtar i Partisë Komuniste”, tha ai, një koment i cili shkaktoi duartrokitje nga të pranishmit në sallë.
Komentet e tij për lavdërimin e Pekinit u përhapën me shpejtësi në mediat sociale, duke shkaktuar një gamë të madhe reagimesh.
Në platformën kryesore të mediave sociale të Kinës “Weibo”, përdoruesit thanë se Chan ishte i padenjë për anëtarësim zyrtar te kjo parti.
“Unë nuk kam asnjë dyshim mbi patriotizmin dhe profesionalizmin e tij, por mënyra e tij e jetesës nuk është e denjë…anëtarët e partisë sonë duhet të japin një shembull pozitiv”, tha një prej qytetarëve.
“Ai ndoshta nuk është serioz dhe thjesht po vepron në raste të ndryshme”, u citua të thoshte një tjetër përdorues i “Weibo”.
Kritikat ndaj “stilit të jetës” së Chan me shumë mundësi kanë lidhje me marrëdhënien e tij jashtëmartesore që daton që nga viti 1999, si dhe një dënim me gjashtë muaj burg për veprat e drogës që djali i tij mori në Kinën Kontinentale.