Aeroporti “Nënë Tereza” me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar qytetarët shqiptarë se mund të udhëtojnë drejt Suedisë vetëm duke patur testin PCR negativ të 48 orëve të fundit.
Suedia ka lehtësuar masat, duke mos kërkuar më që qytetarët shqiptarë të jenë të vaksinuar me vaksinat anti-COVID.
Njoftimi i Tirana International Airport:
Të gjithë pasagjerët shqiptarë që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi, vetëm me detyrimin e testin PCR negativ të 48 orëve të fundit.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport