‘Çdo burre të martohet me dy gra, ndryshe e pret burgu’. Ky është vendimi i marrë së fundmi nga mbreti i Swasiland vendi i fundit afrikan që drejtohet zyrtarisht nga një monark absolut.
Vendi me pak më shumë se 1 milion banorë udhëhiqet nga viti 1986 nga mbreti Mswati III, ndërsa 90% të shkëmbimeve tregtare i ka më Afrikën e Jugut.
Por së fundmi aty ka nisur një revoltë për më shumë të drejta.
“Në Parlament as nuk mund të flasim pa lejen e mbretit, duhet t’i merret leja edhe kur nuk ndodhet aty. Çdo vendim që marrim, miratohet nga ai, dhe vetëm nga ai”, ka deklaruar një deputet lokal, i përfshirë në protesta.
Firma e mbretit është nevojshme për çdo akt të parlamentit, por edhe për çdo vendim gjyqësor.
Protestat e fundit janë shtypur me dhunë nga autoritetet, dhe liderët kryesorë janë të fshehur ose kanë kaluar kufirin me Afrikën e Jugut.
Ndryshimi i emrit nuk është vendimi i vetëm autoritar i mbretit, që ka 15 gra. Në 2019, mbreti Mswati III vendosi që çdo mashkull i rritur duhet të martohet, të paktën, me dy gra, përndryshe do të ndëshkohet me burg.
Amnesty International e kanë cilësuar atë që po ndodh në vendin e Afrikës jugore si një “sulm i drejtpërdrejtë mbi të drejtat e njeriut”.