“Ulu, ulu se nuk ta dhashë fjalën ty unë”, Rama ”i mbyll” gojën kryebashkiakut

679
0

Në mbyllje të mbledhjes 40 minutëshe me kryetarët e bashkive, kreu i qeverise Edi Rama i ka hequr fjalën njërit prej tyre, i cili duket se donte të replikonte pas dushit të ftohtë.

Rama i bën shenjë kryebashkiakut që të ulet dhe i kujton atij se nuk i kishte dhënë leje për të folur.

“Ulu, ulu se nuk ta dhashë fjalën ty unë”, dëgjohet duke thënë Rama.

Rama kritikoi sot kryebashkiakët sa i takon procedurave të prokurimeve si dhe vonesave në përmbylljen e procedurës për regjistrimin e tokave bujqësore.