Ujë me kripë në vend të va ksinës, skema e sofistikuar që mashtroi me mijëra persona

430
0

Me mijëra persona kanë rënë pre e një skeme të sofistikuar mashtrimi në Indi, ku në vend të vak sinave kundër koronavirusit kanë marrë doza me ujë me kripë.

Policia ka arrestuar 14 persona, mjekë dhe punonjës të shëndetësisë, të cilët kishin ngritur 12 qendra vak sinimi të rreme, pranë Mumbait. “Përdornin injeksione me ujë me kripë në çdo qendër vak sinimi”, tha Vishal Thakur, drejtues i lartë i Policisë së Mumbait.

Nga e gjithë skema, e vënë në jetë në muajt maj dhe qershor, janë prekur mbi 2500 persona, ndërsa organizatorët kanë arritur të sigurojnë rreth 28 mijë dollarë prej saj.

Deri tani në Indi janë vaksinuar plotësisht 62 milionë persona, që përbëjnë 4,5 % të popullsisë.