Pas rekomandimit zyrtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, të gjitha misionet shqiptare në vendet e BE janë udhëzuar të marrin dhe publikojnë informacionin e saktë mbi rregullat që janë në fuqi në secilin vend anëtar, për hyrjen në territorin e tyre të shtetasve të huaj.
Ky informacion, që përditësohet çdo ditë, është tashmë i aksesueshëm këtu.
Ndaj është e udhës që “përpara çdo udhëtimi në vendet e BE dhe në vende të tjera të botës, qoftë për turizëm apo punë, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mësipërme që përditësohet vazhdimisht.
Këshilli i BE ka rekomanduar Shqipërinë në listën e vendeve të cilat mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian siç e gjeni këtu:
Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të kenë protokolle specifike edhe pas këtij rekomandimi të fundit, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara rast pas rasti dhe sipas çdo shteti. Gjithkush ka përgjegjësinë individuale dhe kolektive për t’i respektuar këto rregulla. Për më shumë informacion për lëvizjen në vendet e BE-së që e gjeni këtu.