LAJM I FUNDIT/ Arrestohet kryetari i Bashkisë, reagon Rama

862
0

SPAK ka ndërmarrë sot një operacion masiv anti-korrupsion. Burime raportojnë se janë disa të arrestuar, ndërkaq është shoqëruar edhe kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe.

Vazhdon bastisja e zyrave të bashkisë, mes tyre drejtoria e urbanisitikës, aty dyshohet se ka materiale që do të provojnë akuzën e SPAK atë të përfshirjës në korrupsion pasiv të zyrtarëve publikë.

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar menjëherë për lajmin për arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se Fatos Tushen nuk mund ta mbrojë PS-ja, e duhet të përgjigjet vetë përpara drejtësisë.

“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve”, shprehet Rama.

Më tej ai thekson se “Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”.