“S’e hapte telefonin” Nena e Musaenit tregon telefonaten e fundit me te birin, ja cfare i kerkoi nenes se tij (Video)

1555
0

Nëna e Musaenit, Anila, ka dhënë një intervistë per mediat ku mes lotësh, ajo tregon momentin kur ka marr vesh per ngjarjen.

Mamaja tregon edhe karakteristika të djalit. Ajo thotë se ishte i dashur dhe i ëmbël në sjellje, ndërsa shton se sistematikisht punonte.

Paratë që përfitonte nga puna i riu ia dorëzonte mamasë, pasi siç e konfirmon ajo, pas vdekjes së të shoqit, familja përballej me vështirësi ekonomike.

“Edhe hamall ka punuar dhe lekët m’i sillte mua”, rrëfen mamaja e djalit.

“Ai faktikisht nuk ka qëndruar pa punë. Ne si familje, që kur ma ka lënë baba të vogël, e kam mësu me edukatën që të donte punën. Ka qenë fëmijë i butë, i qetë, s’i kam shtrirë dorën ndonjërit.

Ai tha kemi gjet një qen, ma mbaj, do i shes. Ka qenë fëmijë i sinqertë, atë lek që ka fituar ma ka sjell në dorë. Punonte gjithmonë gjatë verës, nuk rrinte pa punuar. Ndoshta dhe hamall ka punuar, e ka qëndruar duke mbajtur thasë, lekët mi jepte mua. Ai ka mbajt pulat, qentë, të gjitha. Jam krenar për të. Dita e parë e punës për të ka qenë me gëzim.

‘Mami më tha, jam paradite në punë. Po nisem për Velipojë’ .

Te shtunen ne dark ne oren 7 ishte telefonata e fundit me mamane e tij ku ai i ka thene qe te kujdesej per qenin qe kishin ne shtepi dhe ma pas ata nuk kane kontaktuar me.

Per me shume shikoni videon