Skip to content

Çudira shqiptare, prifti bekon pikën e llotos (VIDEO)

    Prifti i jep bekimin kesaj pike bastesh sportive. I uron mbaresi cunave.

    Një gjë është e sigurt. Këto gjëra mund të ndodhin vetëm në Shqipëri.

    Një prift ortodoks i ka habitur të gjithë me veprimin e tij, teksa është futur në një pikë bastesh në Korçë, për të bekuar vendin që bastexhinjtë të kapin sa më shumë skedina.

    Veprimi i priftit duket absurd, pasi feja e ka te ndaluar dhe nuk sygjeron që njerzit të luajnë bixhoz.

    Ky moment duket aq sa qesharak edhe i pakuptimtë. Prifti shfaqet në video duke kënduar greqisht dhe duke i “bekuar” me temjan bastexhinjtë.

    Videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe është duke bërë xhiron e internetit.