Italia do të presë turistët e huaj pa maska

597
0

Italianët kanë dalë diten e sotme nëpër rrugë, pa maska, teksa e gjithë Italia është kategorizuar si vend me rrezik të ulët për koronavirus.

Sipas një dekreti, që ka nisur së zbatuari të hënën, Ministria e Shëndetësisë, ka klasifikuar 20 rajonet e Italisë si “të bardha”.

Ky vendim nënkupton që maskat në fytyrë nuk janë më të detyrueshme në ambiente të jashtme – një lajm i mirëpritur për shtetin që pritet të përballet me valë të të nxehtit deri më 40 gradë Celsius këtë javë.

“Është një lloj lehtësimi, sepse është shumë nxehtë”,tha Salvatore Casuccio, qytetar i Romës për agjencinë e lajmeve AFP.

Megjithatë, disa njerëz janë parë edhe të hënën me maska, disa nga shprehia, disa nga shqetësimi për virusin.

Giulia, një tjetër banore e Romës, tha se vazhdon të jetë e shqetësuar për situatën.

“Ende nuk ka mbaruar”, u shpreh ajo.

Dikur simbol i krizës së koronavirusit në Perëndim, Italia tani ka regjistruar numër relativisht të vogël të rasteve me koronavirus në javët e fundit.

Një e treta e popullsisë mbi 12 vjeç, është vaksinuar plotësisht apo 17.8 për qind, sipas të dhënave të Qeverisë italiane.

Turistët nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Japonia, do të mund ta vizitojnë këtë vend, pa iu nënshtruar masës së karantinës, nëse janë të vaksinuar, apo kanë test negativ për koronavirus.

Pavarësisht përparimit, ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza, u ka bërë thirrje italianëve që të jenë vigjilentë teksa varianti Delta, po përhapet gjithandej.

Në Itali, më shumë se 127,000 persona kanë vdekur nga komplikimet e lidhura me koronavirus, derisa mbi 4 milionë persona janë infektuar./ REL