Gazetarja greke e pyet për marrëdhënien me Turqinë, Rama i mbyll gojen gazetares

952
0

Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë aktualisht në Forumin ekonomik që mbahet në Maqedoninë e Veriut. Fokusi kryesor është e ardhmja europiane e dy vendeve dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare.

Në një moment, gazetarja greke e ka pyetur Ramën për marrëdhënien e tij me Turqinë, në një kohë që dy vendet – Greqia dhe Turqia – nuk kanë raporte të mira. Kryeministri guxoi duke e vënë në siklet gazetaren, dhe e pyeti nëse ajo ishte xheloze për marrëdhënien e tij me Turqinë.

Gazetarja: Si janë marrëdhëniet me Turqinë?

Rama: Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët. Për ne është shumë e qartë jetojmë në mes të trekëndëshsit dhe njerëzit, historia na bëjnë partnerë strategjik

Gazetarja: Nuk është xhelozi

Rama: Po flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozisë zyrtare nga Greqia

Gjithashtu, kryeministri shqiptar është pyetur dhe për çështjen e detit dhe ligjin e luftës me Greqinë.

Rama: Pikë së pari nuk janë të lidhura me njëra, nuk dua të flas për probleme më shumë dua të fokusohem në zgjidhje. Ne kemi nevojë dhe duhet të jemi në të njëjtin nivel dhe të reflektojmë këtë mënyrë të të kuptuarit të njerëzve të zakonshëm. Sa i përket përcaktimit të kufijve detarë ne kemi vendosur të shkojmë në Gjykatën ndërkombëtare dhe jam shumë i lumtur që Greqia pranoi këtë kërkesë time.

Ne jemi popull ballkanik dhe udhëhiqemi nga ndjenjat , prandaj kemi nevojë për një vëzhgues ndërkombëtar. Sa i përket ligjit të luftës, është një paradoks i vërtetë, sepse në bazë të tij ne jemi në Luftë me Greqinë dhe kjo në fakt është absurde. Dhe qeveria juan tuaj dhe të heq këtë gjë. Duhet të hidhet poshtë dhe të heqim dorë nga dashuria dhe urrejtja ballkanike.

Më tej, Rama komentoi dhe vendimin e djeshëm të ministrave të Jahstëm të vendeve të BE, të cilët nuk morën dot një vendim për Konferencën e parë Ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shkak u bë vetoja bullgare për M.Veriut e cila penalizoi dhe Shqipërinë.

Rama: Jemi mbledhur këtu me vëllain tim Zoran, fatkeqësisht pasi nuk morëm dot një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Ajo që ne duhet të bëjmë është të ecim pëprara dhe të realizojmë atë që na kërkohet nga Bashkimi Europian. Ne jemi të vegjël për të jetuar të izoluar nga njëri-tjetri, por të bashkuar mund të ia dalim  për të jetuar së bashku.