Vjen lajmi i shumepritur/ Italia merr vendimin e fundit, nga e hena mund te..

1238
0

Duke nisur nga data 28 qershor, qytetarët italiane do të mund të dalin në mjediset e jashtme pa qenë e nevojshem të mbajnë maskën.

Ky vendim është marrë nga qeveria italiane ditën e djeshme teksa kanë bërë me dije se ky vendim është i vlefshëm vetëm për ato vende të cilat klasifikohen si “zona të bardha”, ku përhapja e virusit është ulur.

“Nga 28 qershori, ne do t’i japim fund përdorimit të detyrueshëm të maskave në ambientet jashtë,”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Në praktikë, kjo do të thotë se do të zbatohet në të gjithë vendin, përveç Luginës së vogël të Aostas.

Pasi, ditën e hënë më 28 qershor pritet që të gjitha vrajonet e Italisë të kthenen në “Zona të bardha”.

Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi vetem 21 humbje jete dhe 495 raste të reja