Imunologu Italian kunder heqjes se maskave në ambientet e jashtme

273
0

Nëse varianti delta i koronavirusit vijon të përhapet me këto ritme, numri i humbjeve te jeteve mund të jetë i lartë. Ky është shqetësimi që ka shprehur imunologu italian Guido Forni.

“Ka shumë gjasa që kjo të ndodhë. Varianti gjendet tashmë në Britaninë e Madhe, pra afër.”

Sipas mjekut problemi qëndron tek ata që nuk janë imunizuar ende.

Duke folur për Corriere della Sera, Forni shpjegoi se zgjidhja do të ishte vak sinimi i të gjithë popullatës. Sipas imunologut, rreziku nga mutacionet nuk mund të eliminohet nëse shpërndarja e vak sinave nëpër botë nuk është uniforme.

“Është e nevojshme që të furnizohen të gjitha shtetet përmes organizatave ndërkombëtare jo vetëm për një çështje humanitare por gjithashtu sepse është thelbësore të bllokohet virusi kudo dhe të parandalojmë ndryshimin e tij. Sars-CoV-2 gjithmonë do të përpiqet të fitojë avantazhe mbi ne dhe sa më shumë që e lëmë të shumohet, aq më shumë do të përpiqet të ndryshojë.”

Nga ana tjetër, Forni ka dyshime në lidhje me mundësinë e heqjes së maskës në ambientet e jashtme.

“Më duket se nuk është koha më e mirë për të hequr maskën. Është ‘bezdisëse’, por shpëton jetë.”