Vendi goditet nga vala e të nxehtit afrikan, temperatura deri në 44° C, cfare ndodh me vendin tone

528
0

Pas motit të paqëndrueshëm, duke nisur nga e marta e ardhshme 22 Qershor dhe më pas, Greqia do të goditet nga një valë të nxehti afrikan.

Sinoptikani Giannis Kallianos, thekson se “ndërsa do të mbulojnë një pjesë të madhe të Mesdheut, rrymat e nxehta të ajrit, shpejt do të arrijnë edhe në Greqi”.

Ndërkohë i nxehti afrikan, pritet të mbërrijë edhe në Shqipëri.

Kjo valë nxehtësie, do të shoqërohet nga tre karakteristika të rëndësishme :

– Do të ketë një kohëzgjatje të madhe . Të paktën 6-7 ditë dhe me një tendencë të zgjasë edhe më gjatë. Ky skenar nuk është sqaruar ende. Do të fillojë të martën me temperatura pak më të buta (37-38 ° C dhe lokalisht pak më të larta) por nga e mërkura e tutje temperatura do të rritet shumë më lart.

– Temperaturat maksimale gjatë valës së nxehtësisë, në zonat e prekshme nga nxehtësia, do të arrijnë 41-42 ° C dhe në disa zona e më lart. Me fjalë të tjera, ekziston mundësia që në fund të javës së ardhshme në Greqi të shkojnë temperatura prej 43-44 ° C. në zonat ku era do të jetë e favorshme.

– Do të ketë pluhur të herëpashershëm nga Afrika në përqendrime mjaft të larta.