Udhëtimet drejt vendeve te BE, dalin disa nga rregullat, ja cfare kerkohet

659
0

Dy ditë më parë Bashkimi Europan mori vendimin për të lejuar udhëtimet me një pjesë të madhe të vendeve që tashmë nuk shfaqin më rrezkshmëri të lartë ndaj Covid, ku midis tyre u futën në listë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ende nuk ka datë se kur do të fillojnë udhëtmet, por këtë të enjte Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) si dhe Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të BE (EASA) kanë bërë azhurnimin mbi rekomandimet për udhëtimet ajrore.

Sipas Ecdc, nuk do të kërkohet test dhe as karantinëpër udhëtarët europianë që janë vaksinuar plotësishst ose që e kanë kaluar virusin gjashtë muajt e fundit. Megjithatë, do të duhet të ruhet distanca për të paktën një metër në terminale dhe do mbahet maska në avionë.

Bazuar në këto rekomandime, rregulli i hequr për testim apo karantinë do të zbatohet edhe për të gjitha vendt që nuk janë në listën e zonave me rrist të lartë të Covid dhe varianteve të saj.

Lista duket se është zgjeruar me vende të tjera, për ti dhënë një hov zhvillimit të turizmit me udhëtime jo thelbësore.

Vendet për të cilat BE ka hequr kufizimet janë: Shqipëria, SHBA Libani, Maqedonia e Veriut, Serbia, Tajvani, territori i Hong Kongut, Makao. Kjo do të thotë se këto vende i shtohen listës së mëparshme që përfshnte Japoninë, Australinë, Izraelin, Zelandën e Re, Ruandën, Singaporin, Korenë e Jugut dhe Tajlandën.

Megjithatë, secili vend i BE mund të imponojë masa të tilla si testimi, vërtetimi i vaksinimit apo shërimit ndaj Covid. Komisioni Europian ende nuk ka shpallur datën apo rregullat që duhen zbatuar para se një qytetar nga jashtë BE të udhëtojë.