Artan Hoxha: “Ambasada e SHBA ka një listë të lokaleve ku nuk duhet të futen qytetarët e saj”

488
0

Gazetari Artan Hoxha thotë se Ambasada Amerikane në Shqipëri ka një listë të lokaleve, për të cilat u ka bërë thirrje qytetarëve nga SHBA që t’i shmangin.

Ndërsa komentoi aksionet e befasishme te RENEA-s në disa qytete, gazetari shprehet se u dha një mesazh për grupet kriminale dhe qytetarët në vend që të qëndrojnë larg ambienteve që frekuentohen nga kontingjentet e krimit.