Lazio vazhdon të punojë në merkato për të forcuar skuadrën. Pasi të mirëpresë Kamenovic gjatë javës së ardhshme, klubi bardhekaltër po përgatitet të realizojë goditjen e dytë të kësaj vere.
Në fakt, sipas asaj që raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Elseid Hysaj tani është një hap larg ekipit të kryeqytetit italian, me drejtor sportiv Igli Taren.
Negociatat kanë filluar në orët e fundit dhe deri më tani janë dakorduar detajet kryesore. Po punohet vetëm për të sistemuar anën ligjore të kontratës, që do ta lidhë mbrojtësin shqiptar te Lazio.
Kujtojmë se Hysaj ka qenë shumë besnik ndaj trajnerit Maurizio Sarri, që nga Empoli, pastaj edhe te Napoli.
Marrëveshja e arritur mendohet të jetë midis 1.5 dhe 2 milionë euro pagë në sezon për kapitenin e kombëtares shqiptare. Kohëzgjatja? Aq sa donte shkodrani kuqezi, plot 5 sezone.