Qeveria greke ka njoftuar rritjen e kuotave të personave që do të kalojë drejt kufirit grek që prej datës 15 Qershor.
Duke nisur nga kjo datë, numri i shtetasve shqiptarë që do të kalojnë drejt territorit grek do të shkojë deri në 1500 persona.
Pak ditë më parë, Greqia shtyu vendimin për hapjen e kufirit greko-shqiptar deri më 14 qershor.
Sipas autoriteteve të vendit fqinj, në doganat greke do të lejohen: nga Kakavija 400 persona, nga Kapshtica 400 punonjës sezonalë, ndërsa dogana e QafëBotës do jetë me kapacitet deri në 250 persona në ditë.