Qeveria shqiptare ka tërhequr penalitetin 3 vite bllokim patente dhe mjeti për mosrespektim të orës policore. Sipas ndryshimeve në aktin normativ të mars 2020, kush nuk respekton orën policore do të ndëshkohet me pezullim patente 1 muaj si dhe masë shtesë gjobë.
Sipas të dhënave që gazetari i Report TV Arsen Rusta ka mundur të sigurojë vetëm në Tiranë për periudhën mars 2020 deri në mars 2021 janë bërë 160 ankime në Gjykatën Administrative për patenta të bllokuara në Tiranë me masën 3 vite.
LEXO EDHE:
Masat anti-COVID, epidemiologu Alimehmeti: Prisja që ora policore të hiqej fare! Anëtari i komitetit, Ylli: Maska e detyrueshme, mund të sillte rreziqe për shëndetin
Me fillimin e sezonit turistik, duke filluar nga 1 qershorit hiqet detyrimi i mbajtjes së maskës mbrojtëse janë ambientet e jashtme, por ajo do të jetë e detyruar të mbahet në ambientet e brendshme. Gjithashtu ora policore shtyhet më 60 minuta dhe fillonnga ora 23:00-06:00. Megjithatë klubet e natës dhe diskot do të jenë të mbyllura ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00.