Cpo ndodh keshtu, në trup krijohet magnet, Ministria e Shëndetësisë sqaron ankesat e qytetarëve

6229
0

Qytetarët ne Kosove kanë filluar të shprehin një shqetësim aspak të zakonshëm pas marrjes së vaks inës. Ata po thonë se në trupin e tyre po krijohet magnet, saqë edhe monedhat po u ngjiten në trup. Për këtë shqetësim ka folur Ministria e Shëndetësisë.

Situata pandemike në Kosovë ka arritur të sjellë shqetësime tek kosovarët se a do të arrijnë të vak sinohen në kohë, ndërkohë, në nivel vendi, siç njofton edhe Ministria e Shëndetësisë, ate kanë marre 57 mijë e 615 qytetarë të Kosovës .

Por, pas injektimit, në rrjetet sociale dhe platforma të ndryshme po qarkullojnë video e fotografi të realizuara nga vetë qytetarët, duke dokumentuar një shqetësim të tyre, atë të pas marrjes së saj.

Përmes këtyre dëshmive që qarkullojnë gjithandej, ata tentojnë të tregojnë se pas vaksinimit në krahun e tyre po krijohet një lloj magnetizmi e që po arrin të tërheq copëza hekuri. Ata besojnë se një gjë e tillë po ndodh ngase si duket në trupin e tyre është futur një lëngë apo mikro-cip që shkakton një tërheqje të tillë. Një nga qytetarët e shqetësuar është edhe B.R, e cila pohon se pas marrjes së vaksinës ka provuar “trendi” e magnetizmit, të cilës i rezultoi ashtu si të tjerëve.

“Pas marrjes së vaksinës e provova edhe unë se a po ngjiten monedhat në krahun ku u vaksionova dhe doli se po, monedha u ngjit në krahun e vaksionuar, ndërsa në krahun tjetër ku pritet me marr vaksinën e dytë nuk po kapet”, ka treguar ajo.

Në lidhje me këtë dukuri, FaktePlus ka arritur të kontaktojë me Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që të kemi një sqarim se pse është duke ndodhur kjo dhe se sa e dëmshme mund të jetë për shëndetin e çdo të vaksinuari. Mirëpo, një shqetësim të tillë, ata e konsiderojnë si konspiracion të radhës.

“Dëshmojnë se bëhet fjalë për konspiracione të radhës”,-thuhet në përgjigjen e MSH .