Greqia shtyn sërish hapjen e kufirit me Shqipërinë deri në këtë datë, njoftimi

1906
0

Kufiri mes Greqise dhe Shqipërise do të vijojë të jetë i mbyllur deri më 31 maj. Për të disatën herë autoritetet greke kanë vendosur edhe kësaj radhe të shtyjnë masat kufizuese për Shqipërinë.

Ndryshimi i vetëm që ka ndodhur këto ditë është hapja e pikës kufitare të Kapshticës me orar të kufizuar ku lejohet hyrja në Greqi vetëm e punëtorëve sezonalë.

Ndërkohë e hapur me numër të limituar udhëtarësh ngelet vetëm Kakavija, teksa pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në qershor me këto masa kufizuese.

Njoftimi

Masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi, mbeten në fuqi ashtu siç janë sot, deri në datën 31 maj 2021