Shpallja e ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe familjes së tij “non grata” nga SHBA shkaktoi mjaft debat në opinionin publik.
Deri më sot nusja e familjes Berisha, blogerja e njohur, Armina Mevlani nuk kishte reaguar në lidhje me këtë lajm, pasi preferoi gjatë këtyre tre ditëve mos bënte asnjë lloj reagimi.
Mirëpo, së fundmi ajo ka vendosur të flasë pas një mesazhi nga një ndjekëse në Instagram.
Armina e cilëson këtë vendim si politik dhe se nuk i intereson gjë tjetër përveç shëndetit të njerëzve të dashur, pasi sipas saj gjërat e tjera kalojnë.
“Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”, shkruan Armina Mevlani.