Kreu i qeverise Edi Rama ishte sot në Maminas, ku ka vizituar disa familje, pasi janë futur në shtëpitë e reja, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit.
Por gjatë vizitës në një nga familjet, Ramës i ndodhi një incident, ndërsa kryeministri zbuloi se “beson” tek syri i keq.
Kur po dilte nga shtëpia, një shoqërues i kryeministrit Rama, përplaset me një tavolinë duke derdhur në tokë një gotë me ujë.
I buzëqeshur, kryeministri Rama tha se ishte syri i keq.
‘Kujdes. Hajde, syri i keq. Na marrshin të keqen’– tha Rama.
(Shihni videon pas minutës së dytë)