Moderatorja Aulona Musta ishte këtë të mërkurë e ftuar në “Pardon My French”. Ajo tregoi se do të vijë së shpejti në ekran me një projekt të ri të llojit Late Night Show.
Programi do të transmetohet një herë në javë, do të përfshijë showbiz por edhe fitness. Më tej, Moderatorja zbuloi se një ndër çiftet e krijuara në “Përputhen” i ka kërkuar 5 mijë euro për vetëm një intervistë.
“Një ndër çiftet më thanë vij në emision por 5 mijë euro kemi intervistën që të vijmë. S’po i themi se kush janë, janë një ndër çiftet. Kanë të drejtën e tyre por mesa duket nuk e kuptojnë se si funksionon tregu”, tregoi moderatorja.