Hedh ne internet fotot e komshiut duke nderë rrobat, ai i shkon me polici ne shtepi

1336
0

Hodhi një foto sensibilizuese ne rrjet, tiransin e gjen belaja me komshiun

Një foto humoristike, e cila tregon emancipimin e meshkujve dhe ndihmën që ata mundohen të japin në shtëpi për t’u lehtësuar punët bashkëshorteve të tyre, ka vënë në sherr dy fqinj.

Fotoja është bërë në Tiranë dhe personi e dergoi tek JOQ, foto e cila është publikuar disa ditë më parë, sot tregon se e ka gjetur belaja në kuptimin e parë të fjalës.

Ai shprehet se i ka shkuar policia në shtëpi, pasi fqinji, duke e ditur se kush ia kishte bërë foton, e ka denoncuar në polici.

Mirëpo, problemi është se i padituri nuk ka lidhje me këtë çështje, pasi djali i xhaxhait të tij ka krijuar gjithë rrëmujën e madhe.

Ai sqaron:
Kam këtë problem se foton e ka bërë çuni i xhajës tim. Ai e ka bërë nga shtëpia ime dhe jua ka dërguar. Zotëria në fjalë më kërkon mua të jap sqarim, por unë nuk e di çfarë ka bërë çuni i xhajës dhe zotëria në fjalë më erdhi mbrëmë me policinë”.

Siç mund ta shikoni, fotografia është bërë në një ambient publik, pra jo brenda shtëpisë, por jashtë saj. Nuk kemi të bëjmë me shkeljen e ndonjë ligji të privatësisë, edhe prej faktit se në vendin tonë nuk është e përcaktuar saktësisht në mënyrë zyrtare, se cilët persona përbëjnë ata që quhen “personazhe publike” dhe cilët janë njerëzit e tjerë jo-publikë.