Covid, nga e hëna Italia ndryshon ngjyrën: Sardenja mbetet e kuqe, pesë rajone në zonën portokalli

428
0

Italia ndryshon përsëri ngjyrën. Mbi bazën e të dhënave dhe indikacioneve të Dhomës së Kontrollit, e cila monitoron ecurinë e infeksioneve, Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza nënshkruan urdhëresat e reja. Vetëm Sardenja mbetet në zonën e kuqe ndërsa 5 rajone (Bazilikata, Kalabri, Pulia, Siçili dhe Valle d’Aosta) do të jenë në portokalli. Të gjithë të tjerët janë në të verdhë.

Për të kaluar në zonën e verdhë dhe për të parë një relaksim të masave kufizuese do të jenë Lombardia, Abruzzo, Emilia-Romagna, Friuli-Venezia Giulia, Lazio, Liguria, Marche, Molise, Piemonte, Umbria dhe Veneto.