“Karantina nuk ka sens”, mjeku i njohur: Ja kush është problemi më i madh në Shqipëri

338
0

Një muaj pas pikut të pandemisë, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë hyrë në fazën rënëse. Dr. Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog klinicist, krahason infektimet në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut me ato në Kosovë dhe Itali, ku treguesit janë thuajse në të njëjtat nivele.

Por, Shqipëria ka aplikuar karantinën 14-ditore vetëm ndaj Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku infektimet nga Covid-19, si dhe incidenca 2-javore janë dukshëm më të ulëta sesa në Turqi, ku mesatarja ditore e rasteve pozitive llogaritet në mbi 59 mijë persona.

Një fakt të tillë e dëshmon qartazi grafiku i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku Turqia, Kosova, Serbia, Italia, Gjermania, etj. shtete në Europë, me të cilët Shqipëria nuk aplikon karantinën, janë shenjuar me ngjyrë më të errët.

Eksperti epidemiolog thotë se karantina nuk ka sens shkencor, pasi studimet kanë treguar se infektimet e importuara zënë vetëm 2% të infektimeve në rang shteti.

Mjeku analizon se problemi më i madh qëndron te pamundësia e qeverisë dhe e organeve ligjzbatuese për të kontrolluar karantinimin e të infektuarve aktivë