Doni të punoni në ambasadën amerikane në Tiranë? Aplikoni këtu

570
0

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar hapjen e një pozicioni të lirë pune. Sipas një njoftimi, bëhet fjalë për pozicionin e Nëpunësit Financiar me kohë të pjesshme në Zyrën e Menaxhimit Financiar.

“A jeni i interesuar në punën e një zyre financiare dhe përpunimin e të dhënave? Dëshironi të ndihmoni Ambasadën e SHBA-së në përmbushjen e qëllimeve tona për transparencën e burimeve? Shihni kërkesat për pozicionin e Nëpunësit Financiar me kohë të pjesshme në Zyrën e Menaxhimit Financiar të Ambasadës Amerikane në Tiranë.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Për të gjitha informacionet dhe detajet e aplikimit, krijoni një llogari dhe aplikoni këtu https://bit.ly/3gduu0a