Imunologu i njohur Genc Sulçebe ka rekomanduar të gjithë qytetarët që të vaksinohen.
Gjate një intervistë ai tregoi se vaksina kineze ka një efektivitet të ulët në krahasim me vaksinat e tjera, por që mbron nga format e rënda të virusit.
“I shpëtojmë formave të rënda, mund të kalojmë një covid të lehtë, por i shpëtojmë rastit për të shkuar në spital. Sigurisht që funksionon sepse jep imunizim pro efektin e saj e shohim pas dy muajsh.
Këtu ka një problem sepse kanë aplikuar dy doza të ndarë në 15 ditë dhe do të shihet pas dy muajsh kur personi i vaksinuar do të ketë një përgjigje imunitare të matshme dhe të sigurt. Do shihet me numrin e rasateve dhe antikorpet”, u shpreh imunologu për “abc-ja e mëngjesit”.