Rama jep lajmin e madh: Brenda muajit Maj do të kemi…

555
0

Kreu i qeverise Edi Rama, ka vizituar këtë të dielë stendat e ngritura në sheshin “Skëndërbej”, ku po kryhet vaksinimi i të moshuarve mbi 70-vjeç. Në një intervistë për gazetarët, Rama tha se objektivi është që brenda muajit Maj të jenë vaksinuar gjysmë milionë qytetarë.

Ai tregoi se vaksinimi do të bëhen në katër turne pa asnjë pushim. Ndër të tjera, Rama bëri të ditur se për turistët e huaj që do të vijnë në Shqipëri gjatë verës nuk do të jetë e detyrueshme vaksina.

“Objektivi ynë është që brenda muajit Maj të kemi të vaksinuar gjysmë milionë qytetarë. Kemi vënë një afat Qershorin, për çdo eventualitet që të mos na thoni mbrapa që s’e mbajtët fjalën, sepse na mësoi eksperienca që ka gjëra të paparashikuara por besoj që brenda Majit do të do të kemi gjysmë milioni qytetarë të vaksinuar dhe kam bindjen e plotë që do të ecim shumë shpejt pasi kemi siguruar sasi të konsiderueshme.

Vaksinimi do të bëhet në katër turne. Ne do të jemi në dispozicion non stop, pastaj njerëzit janë të lirë të vaksinohen duan të vaksinohen, s’duan të vaksinohen. Turistëve që do të vijnë në Shqipëri nuk do t’iu kërkohet që të kenë bërë vaksinën”, tha kryeministri.