“Bota nuk do të përballojë një shtim të popullsisë”/ Bill Gates flet për të ardhmen e botës

1385
0

Në blogun e tij personal, Bill Gates i është përgjigjur pyetjeve më interesante të ndjekësve dhe njëra prej tyre lidhej me të ardhmen e botës.

Ngrohja globale, sipas tij, ka një rëndësi të jashtëzakonshme kur vjen fjala tek parashikime të tilla.

“Situata do të përkeqësohet teksa ekosistemet natyrore zhduken. Migrimi larg zonave rreth ekuatorit do të jetë masiv, për shkak të rritjes së temperaturave. Nëse Toka ngrohet shumë, nuk do të përballojë dot më”, thotë miliarderi. Sipas tij, shanset për një të ardhme më të mirë do të varen nga zgjedhjet që bën gjithsecili prej nesh.

I pyetur nëse mund të arrihet objetivi i emetimeve zero deri në 2060, Gates theksoi se

“kjo varet nga brezat e rinj. Nëse ata punojnë në këtë drejtim, dhe e shohin këtë si një kauzë morale ndaj së cilës kemi të gjithë detyrimin të jemi të vëmendshëm, atëherë them se mund të kemi 75% shanse për sukses”.

Ai theksoi se njerëzit duhet të tregohen më të kujdesshëm me gjërat që konsumojnë, e të mendojnë për ambjentin duke preferuar produktet ekologjike dhe mishin sintetik, pasi gjedhët që rriten për mishin e tyre sic tha, kontribuojnë në emetimet e gazit metan, që kanë arritur nivel rekord.