Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka publikuar studimin e djeshëm të Emory University në SHBA për sa i përket variantit afrikano jugor të koronavirusit.
Sipas këtij studimi, gj aku i personave që kanë kaluar COVID-in ruan fuqinë neutralizuese edhe për variantin e ri të koronavirusit.
Për sa i përket personave që ende nuk e kanë kaluar virusin, ata duhet të vaksinohen në mënyrë që të mos rrezikohen nga virusi.
Postimi i plotë:
“Kurrë mos e humb mundësinë të shohësh diçka të bukur, pasi bukuria është shkrimi i dorës së Zotit.”
Cit.: Ralph Ëaldo Emerson
Miqtë e mi, sërish lajme të mira kundër variantit Afrikano-Jugor nga i cili u frikua opinioni publik këtë tremujor.
?? Studiuesit elitarë të Emory University (SHBA) sapo publikuan (dje 20.03.2021) në revistën prestigjioze CELL Host & Microbe rezultatet e imunitetit të fituar nga kalimi i infeksionit apo nga vaksina Moderna kundër variantit Afrikano-Jugor.
Ata studiuan efektet neutralizuese të gjakut:
të pacientëve të sëmurë me SARS-CoV-2
të pacientëve që e kishin kaluar infeksionin, dhe
të pacientëve të vaksinuar me Moderna.
Gjetjet:
Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve lidheshin tre herë më pak me variantin Afrikano-Jugor (B.1.351), por
Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve e neutralizonin variantin Afrikano-Jugor.
Pra, është si të thuash se:
Këpuca është trefish më e lehtë, por përsëri e shtyp buburrecin!
Autorët dalin në përfundimet e qarta se:
Antitrupat nga personat e infektuar ose të vaksinuar lidhen me variantin Afrikano-Jugor.
Gjaku i pacientëve që e kanë kaluar infeksionin edhe përpara 8 muajve (maksimumi i periudhës studimore), sërish e njeh variantin Afrikano-Jugor.
Gjaku i pacientëve të vaksinuar ruan fuqinë neutralizuese kundër variantit Afrikano-Jugor.
Pra, miqtë e mi, mesazhet janë të qarta:
Nëse e keni kaluar infeksionin, të shkuara dhe rrini të qetë.
Nëse nuk e keni kaluar infeksionin, vaksinohuni.