Studimi i fundit/ Kjo është simptoma që tregon se mund ta kaloni lehtë Covid-19

574
0

Një studim i drejtuar nga disa shkencëtarë nga Spanja, zbuloi se cila është simptoma që tregon se do ta kaloni lehtë koronavirusin.

Një nga simptomat kryesore pas infektimit me Covid-19 (dhe një nga më të zakonshmet) është humbja e nuhatjes dhe shijes. Sipas një studimi të ri, të kesh këtë simptomë mund të ketë edhe anën e saj të mirë.

Hetimi i disa qendrave shëndetësore në të gjithë botën, i udhëhequr nga shkencëtarët spanjollë, zbuloi se humbja e nuhatjes është sinonim i një sëmundjeje të lehtë.

Kërkuesit shkencorë nuk dinë të thonë arsyen pse ndodh kjo, por kanë një hipotezë: “Ka mundësi që “pushtimi” i hundës bën që të aktivizohet imuniteti i duhur, duke shmangur pasojat e rënda të Covid-19”.

Gjithashtu, ata dolën në përfundim se humbja e nuhatjes është më e shpeshtë te femrat dhe te personat nën moshën 65 vjeç.