Itali/ Paralajmërohet ‘vala e tretë’, nga dita e hëna mbyllen shkolla, dyqane rikthen izolimi..

591
0

Italia do të mbyllet diten e hënë, pas paralajmërimit të kryeministrin Mario Draghi për një “valë të re” të shpërthimit të koronavirusit.

Dyqanet, restorantet dhe shkollat ​​do të mbyllen në pjesën më të madhe të

Për tri ditë gjatë Pashkëve, 3-5 Prill, do të ketë një mbyllje totale.

Italia, e cila një vit më parë vendosi një nga bllokimet e para kombëtare, po lufton edhe një herë për të përmbajtur përhapjen e shpejtë të infeksioneve.

Vendi ka raportuar më shumë se 100,000 vdekje të lidhura me Covid, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar, ndërkohë që fushata e vaksinimit në Itali është me vonesa.

Javën e kaluar qeveria bllokoi eksportin e 250 000 dozave të vaksinës Oxford-AstraZeneca në Australi në një përpjekje për të adresuar mungesat e vaksinave.

Edhe Bullgaria, Danimarka dhe Norvegjia raportohet se kanë ndaluar të gjithë përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca për shkak të frikës se mund të shkaktojë mpiksje gjaku.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk kishte asnjë tregues se kjo vaksinë përbën rrezik, duke theksuar se vendet nuk duhet të ndalojnë së përdoruri vaksinën.