Orendi të shkrumbura. Mure me blozë, çdo gjë e kthyer në hi.
Është ajo çka mbeti pasi nënë e bir, Selkie dhe Olsi Hoxhallari, u gjetën të djegur këtu në dhomën ku ushqeheshin dhe ngroheshin.
Dyshohet se mund edhe të jenë vrarë dhe zjarri është vënë për mbulim gjurmësh.
E moshuara kishte një shenjë prerje në fyt, kurse djali i saj një të çarë në kokë.
Por për hetuesit është herët të një versioni perfundimtar.
“Rreth orës 4:00 na lajmëruan ne. Erdhi policia, kishte fikur zjarrin nga këtu, erdhëm i gjetëm të mbaruar, të djegur”.
Te ardhur nga Maliqi, familja Hoxhallari prej 15 vitesh ishte vendosur në Vlorë në lagjen “1 Maji”.
Nusja e viktimës Olsi Hoxhallarit, ishte personi i parë që gjeti trupat e djegur.
Në mbrëmje, ajo bashkë me femijen, djalin e vogël ishin larguar për gjumë në dhomën e saj, e cila është e veçuar nga kuzhina.
Vjehrrën dhe të shoqin i la ende duke parë televizor, e ngrohur në sobën me dru. Ka qenë ora 4 e mëngjesit, kur ajo nuhati erën e tymit.
Kur shkoi në kuzhinë çdo gjë kishte marrë fund. Nënë e bir, 73 dhe 43 vjeç, ishin karbonizuar.
Në versionin e parë, hetuesit mendojnë se fillimisht, nënë e bir mund t’i ketë zënë gjumi si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Kurse, banesa u përfshi nga flakët për shkak të kontaktit të rënë nga rrjedhja e bombolës me sobën me dru.
Në trupin e viktimës Olsi Hoxhallari u gjet edhe një cigare.
Por, megjithatë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj dhe shumë persona u shoqëruan në polici, midis tyre edhe kunata e viktimës Olsi Hoxhallari bashkë me dy vajzat e saj minorene.
43 vjeçari herë pas here emigronte në Greqi për të siguruar të ardhurat familjes. Ai ishte kthyer para festave të fundvitit dhe ishte baba i një djali të vogël./
abcnews.al