ARRIHET MARRËVESHJA/ Patentat shqiptare njihen ne Itali

2332
0

Ministrja Olta Xhacka dhe Ministri italian Luigi Di Maio kane dale diten e sotme ne nje deklarate te perbashket per shtyp per te njoftuar Marrëveshjen mes Shqipërisë e Italisë për njohjen e patentave e cila është arritur ditën e sotme pas vizitës së ministres së punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në vendin fqinj.

Xhaçka e Di Maio konfirmojnë zyrtarisht përfundimin e procedurave për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve në Itali.

“Arritëm marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi. Nënshkrimi i marrëveshjes do të jetë javën e ardhshme në Tiranë mes strukturave përgjegjëse. Veprime konkrete si ky, impakti më konkret tek qytetarët. Mirënjohje qeverisë italiane për solidaritetin dhe kontributin për rindërtimin pas ndërtimit. Komuniteti arbëresh në Itali është urë lidhëse mes dy popujve tanë. Nxisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Shumë shpejt nis punën Komisioni i Përhershëm Ekonomik Shqipëri – Itali. Italia, një avokat i palodhur i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha Xhaçka.