Luljeta Bozo tregon pse pranoi të kandidojë si deputete me PS-në: Leku është i fundit por..

460
0

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, është e ftuar në emisionin ”Dola te Ola” në Neës24 me Ola Brukon.

Luljeta Bozo tha se pranoi me njëfarë hezitimi por thotë se dy arsyet pse pranoi ishte vlerësimi nga kryeministri dhe dëshira e njerëzve që ajo t’i përfaqësojë.

Bozo, një nga figurat më të komentuara gjatë tërmetit të fuqishëm që ndodhi në Shqipëri një vit më parë – e cila u konsiderua dhe si “qetësimi” i shqiptarëve, garantoi se nuk do të ndryshojë pavarësisht nëse futet në Kuvend, dhe deklaron se për të leku është i fundit.

“Thashë po. Në fakt erdhi një çik si i papritur. Nuk ishte, s’më kishte shkuar në mendje të isha kandidate në Kuvend. E dyta edhe një çik papritur, kisha një si detyrim qytetar pas tërmetit, kam pasur një detyrim dhe falenderim nga shumë njerëz që më uronin jo vetëm falenderimin për qetësinë gjatë tërmetit, uronin të kenë njerëz si ju që të na drejtojnë. Është dëshirë e gjerë e njerëzve që s’i njoh, dhe vlerësimi shumë i madh.”