‘Një prej tyre isha dhe unë..’ Ish-ministri kujton eksodin e shqiptareve drejt Italise

367
0

Duke kujtuar 30-vjetorin e eksodit të madh të shqiptarëve drejt Italisë, ish-ministri Lefter Koka ka treguar se ka qenë një prej atyre që hipen anijeve për t’u larguar.

Në një status në Facebook, Koka shkruan se nuk mund të mos ndante emocionet dhe të shprehte mirënjohjen për popullin italian.

“Padyshim mirënjohje e thellë shkon në veçanti për qytetarët e Brindisit, që pas 48 orësh udhëtimi apokaliptik, pritën me krahë hapur në brigjet e qytetit rreth 25 mijë shqiptarë. Një ndër ta isha edhe unë!,” shkruan ai.

Statusi i plotë 

Një ndër ta isha edhe unë!
Nuk mundem sot pas 30 vjetësh të eksodit masiv të shqiptarëve drejt shpresës dhe dritës, të mos ndaj emocionet dhe të shpreh mirënjohjen time të thellë për popullin italian.
Padyshim mirënjohje e thellë shkon në veçanti për qytetarët e Brindisit, që pas 48 orësh udhëtimi apokaliptik, pritën me krahë hapur në brigjet e qytetit rreth 25 mijë shqiptarë. Një ndër ta isha edhe unë!
Janë vite që lanë gjurmë të thella tek unë dhe mijëra si unë, por mësuam se përtej vuajtjes që përjetuam mundëm t’ja dilnim dhe shumë nga ne u rikthyem. Ja dolëm të bënim më të mirën për familjet tona dhe të jepnim seicili nga ne një kontribut sado të vogël për Shqipërinë.
Uroj me zemër të jeni mirë, Ju që zgjodhët të ndërtoni jetën tuaj larg vendit dhe që çdo ditë na bëni krenar me arritjet dhe sukseset tuaja dhe të fëmijëve tuaj.
Shqipëria – mëmëdheu , ju ka të shtrenjtë kudo qofshi!