Mjeket kundershtojne masat e Komitetit dhe paralajmerojne: Duhen kufizime të rrepta për 1 muaj..

513
0

Rritja e shumte e rasteve te reja me covid ne vendin tone ne javet e fundit ka bere qe Komiteti i Eksperteve te shtyje akoma me tej kufizimet aktuale me shtetrrethimin që fillon në orën 20:00.

Megjithate disa prej kolegeve te tyre mjeke nuk jane dakort me keto masa pasi sipas tyre ne Evrope ka masa shume here me te rrepta dhe perseri situata eshte e rende.

Mjekja shqiptare Aurora Dollenberg nga Gjermani ka bërë me dije situatën në kontinentin europian, ku sipas saj kufizimet janë shumë të rrepata dhe sërish nuk kanë dhënë efektet e dëshiruara:

“Eksperienca në Europë është se edhe pse jemi në karantinë, numri i të infektuarve nuk ka rënë në mënyrë të dukshme. Ne jemi prej dy muajsh në karantinë të rreptë dhe fakti që në Shqipëri po zgjaten masat unë e përgëzoj dhe si mjeke, mendoj se pubet dhe lokalet do këshilloja të ishin të mbyllura, sepse jemi në 80% të ezaurimit. Me mutacionin e ri nuk pritet të bëhet më mirë edhe në javët që vijojnë. Pranvera është duke ardhur ngadalë dhe nuk mund të themi se do kemi një efekt të dukshëm të diellit në këtë pandemi. Duhen ndjekur planet e qarta qeveritare”

Ndërkohë doktori Erjon Panariti është shprehur se duhen kufizime edhe më të rrepta për muajin në vijim në mënyrë që të bëhet ulja drastike e rasteve:

“Nuk jam pro këtyre masave. Duke parë Europën Perëndimore në kufizime ekstreme, ne nuk i afrohemi fare atyre masave dhe nuk respektohen rregullat bazike. Kjo ulja e orarit supozohet të japë ndonjë efekt, por nuk është parë ndonjë rënie e numrit të rinj të infektuarve.Edhe numri i fataliteteve është i lartë, ndoshta ndikohemi shumë nga ekonomia, por duhen kufizime të rrepta për 1 muaj.Ndoshta kapacitet spitalore nuk janë të ngopura, por nëse konsiderojmë se kemi 1 mijë raste të reja në ditë që i thonë 30 mijë persona të infektuar në muaj dhe rreth 30% e rasteve duan trajtim spitalor, ndërkohë që kapacitetet janë deri në 800 shtertër.”