Me identifikimin e mutacioneve të reja të virusit, a do te shtohen masat? Ja cfare thote zv. ministrja

443
0

Gjatë një intervistepër RTV Ora, zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini foli per situatën me pandeminë Covid-19 në vendin tonë.

E pyetur nga gazetarja Besmira Pelushaj rreth trendit rritës të infektimeve të reja në vend dhe a kanë lidhje shifrat me virozat e stinës apo me futjen në Shqipëri të mutacioneve të reja të virusit, zonja Tomini u shpreh se, stina e dimrit është periudha kur koronaviruset qarkullojnë më shumë.

 “Dua të theksoj faktin se, Covid e ka karakteristikën e prekjes gjatë kësaj stine. Koronaviruset janë viruse që qarkullojnë gjatë stinës së ftohtë. Ndërsa Covid ka treguar një atipizëm. Nuk është shfaqur gjatë gjithë kësaj pandemie vetëm në stinën e ftohtë. Por ndërkohë është në stinën e tij.

Ndërkohë, projeksionet që institucionet tona, si Instituti i Shëndetit Publik, ka hartuar përkundrejt pandemisë dhe përkundrejt hasjes së Covid-19 sigurisht që përkojnë edhe me shfaqjen e infeksioneve të tjera respiratore.  Por duhet të theksoj se, duke parë një transmetueshmëri të tillë, pozivitet dhe incidencë dy-javore hedhim projeksionet dhe hedhim gjykimet mbi qarkullimin e infeksioneve dhe mund të ketë qarkullim të mutacioneve të Covid-19. Gjithçka mbetet për tu verifikuar me vlerësimin e monstrave në Laboratorin e referencave në Londër”, tha ndër të tjera Eugenaa Tomini.

Besmira Pelushaj: Kur presim të marrim përgjigje?

Tomini: Ekziston një procedurë e tillë dhe një protokoll në laboratoret e referencës pasi përderisa mbajnë peshën botërore për sekuencimin e viruseve ka një rradhë pritjeje.

Zv/minjistrja e Shëndetësisë foli edhe për masat nëse vërtohet që mutacionet e reja të Covid-19 kanë mbërritur edhe në vendin tonë.

“Sa i përket masave, nëse do dedektojmë qarkullime të mutacioneve në vend, sigurisht që masat janë po njësoj. Por niveli i alertit është i ngritur tashmë edhe përkundrejt kësaj transmetueshmërie dhe pozitivitetit“, u shpreh Tomini.

Ajo shtoi se, nga studimet e deritanishme, mutacionet e reja kanë një transmetueshmëri të lartë por sa i përket simptomave dhe shenjave klinike janë njësoj agresive sa Covid-19.

Nga të dhënat e studimeve të pjesshme, ndoshta jo përfaqësuese për popullata të caktuara ku edhe janë dedektuar mutacionet, sigurisht që është parë niveli i transmetueshmërisë, që është një transmetueshmëri e lartë. Përsa i përket hasjes së klinikës apo vijueshmërisë së shenjave klinike dhe agresivitetit të tij ka qenë në të njëjtat nivele, siç i ka shprehur edhe Covid-19″.